Pedodoncia merret me kurimin, diagnostikimin dhe parandalimin e sëmundejeve të gojës nga të cilat mund të preken fëmijët. Vizitat që në moshë të vogël ndihmojnë mjekun dhe prindërit, të mbajnë nën kontroll shëndetin e përgjithshëm të gojës dhe të parandalojnë keqkafshimet.
Edhe pse dhëmbët e qumështit kanë një jetëgjatësi të shkurtër në gojë, ata meritojnë kujdes të veçantë. Kariesi ose humbja e parakohshme e një dhëmbi qumështi mund të vështirësoj drejtimin e dhëmbëve të përhershëm dhe zhvillimin e nofullave. Klinika jonë i kushton vëmëndje të vecantë kujdesit ndaj fëmijëve, trajtimin dhe edukimit të tyre.
Pedodonci
Rëndësia e fluorit tek fëmijët
Fluoroprofilaksia është një terapi parandaluese, e padhimbshme, që kryhet tek të rinjtë: fëmijë dhe adoleshent, për të ulur mundësinë e prishjes së dhëmbëve. Terapia bëhet nëpërmjet aplikimit lokal të një xheli me përmbajtje fluori, duke lejuar kështu molekulat të depërtojnë në sipërfaqen e dhëmbit. Kjo teknikë ul ndjeshëm mundësinë e formimit të kariesit dhe pllakës dentare, rrit rezistencën e dhëmbit dhe riparon sipërfaqen e zmaltin në fazat e para të kariesit. Gjithësesi, fluorizimi i dhëmbëve duhet të vlerësohet me kujdes. Jo të gjithë kanë nevojë për fluoroprofilaksi. Vëtëm pas një vizite të detajuar, mjeku vendos nëse fëmija ka apo jo nevojë për të.
Sixhilimi i fisurave
Sixhilimet janë shtresa të holla kompoziti që vendosen në sipërfaqen e dhëmbëve në mënyrë që të mbrojnë fëmijët tuaj nga kariesi (prishja e dhembeve). Sixhilimi i dhëmbëve është një procedurë Dentare e rekomanduar për të parandaluar formimin e kariesit , që do të ekzekutohet sa më shpejt që dhëmbët e qumështit të japë rrugën për ato të përhershme . Sixhilimi i dhëmbëve është i rekomanduar veçanërisht për të parandaluar zhvillimin e kariesit tek molarët e përhershëm (dhëmballët), të cilët janë më të ekspozuarit ndaj prishjes sepse plaka dhe bakteret gjejnë lehtë folenë e tyre në thellimet dhe fisurat e sipërfaqes së dhembit.