Kirurgjia orale

Përfshin një sërë ndërhyrjesh kirurgjikale të cilat janë të nevojshme në raste kur dhëmbi apo situata anatomike janë të parekuperueshme. Pjesa më e madhe e tyre kryhen në anestezi lokale dhe shumë rrallë me sedacion. Ndërhyrjet që mund të kryhen në klinikë janë:

  • Ekstraksione dhëmbësh
  • Ekstraksion i dhëmbëve të inkluduar
  • Tërheqja e dhëmbëve të inkluduar dhe ripozicionimi i tyre në arkatë me aparat ortodontik
  • Heqja e kisteve të indeve të buta dhe atyre kockore
  • Kurimi i kanaleve të dhëmbëve në mënyrë retrograde
  • Hejqa e ekzostozave dhe rimodelimi kockor i nofullave
  • Heqja e formacioneve të vogla tumorale të gojës