Kalçiumi dhe vitamina D ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të dhëmbëve dhe ulin rrezikun e sëmundjes së mishrave.
Përdorimi i tepërt i shpëlarësve të gojës, ka efekt negativ. Era e keqe shkaktohet nga bakteret e tepërta që lëshojnë gaz (sulfur). Bakteret gjenden në xhepat rreth mbushjeve ose kurorave që nuk përshtaten mirë me dhëmbin, dhëmballët e pjekurisë gjuhës etj. Sipas disa studimeve përdorimi i shpëlarsit më shumë se 3 herë në ditë, mund të shkaktojë kacerin e gojës.
Një ndër mënyrat më të mira për tu kujdesur për shëndetin oral është parandalimi. Të qënurit kostant me pastrimin dhe vizitat periodike, do t’iu sigurojë një jetëgjatësi të dhëmbëve, duke shmangur kariesin, infeksionet, sëmundjen e mishrave dhe probleme të tjera.
Kalciumi, Vitamina D dhe Fosfori luajnë një rol të rëndësishëm në formimin dhe mbajtjen e dhëmbëve dhe mishrave të shëndetshme si tek fëmijët dhe të rriturit.