Zbardhimi i dhembeve (bleaching)

Eshtë një procedurë e sigurt dhe pa dhimbje, që na lejon të përmiresojmë ngjyrën e dhëmbëve, duke i bërë ata më të bardhë. Dhëmbët humbasin ngjyrën dhe shkëlqimin me kalimin e viteve, për shkak të produkteve ngjyrues që ndodhen tek kafja, duhani, caji etj. Zbardhimi i dhëmbëve vepron vetëm tek dhëmbët natyralë dhe nuk ka asnjë efekt tek dhëmbët e mbushur ose kurorat e porcelanit, ndaj është thelbësore një konsultë me dentistin tuaj para se të bëni një zbardhim.

Ekzistojnë mënyra të ndryshme zbardhimi:

  • Zbardhim mekanik (air-flow)
  • Zbardhim kimik ( profesional në klinikë ose në shtëpi)

AIR FLOW

Bëhet me anë të një pistolete që hedh ujë ajër-glicinë, me presion të lartë dhe heq mekanikisht nga siperfaqja e dhëmbit pigmentet e zhvilluara nga ushqimet, duke mbuluar ngjyrën e vertetë të dhëmbit. Gjithashtu, të gjithë dhëmbët trajtohen me pastë luciduese dhe furcë/gomë, për tu dhënë shkëlqimin e duhur dhëmbëve dhe për të zvogëluar mundësinë e ngjitjes së baktereve e ngjyruesve në sipërfqen e dhëmbëve.

ZBARDHIMI KIMIK

Produktet që përdoren për zbardhimin kimik përmbajnë kryesisht peroksid oksigjeni dhe peroksid karbamidi, të cilët depërtojnë në brëndësi të dhëmbit duke liruar oksigjen, i cili degradon molekulat ngjyruese duke i bërë të padukshme. Peroksidi i karbamidit përdoret prej më shumë se 50 vitesh dhe është totalisht i sigurt dhe i padëmshëm për zmaltin nëse përdoret në mënyrën dhe kohën e duhur. Sipas rastit dhe preferencave të pacientit, mund të zgjedhim zbardhimin ambulatorial (në klinikë) ose atë shtëpiak. Teknika ambulatoriale: aplikohet xhel me përmbajtje peroksidi me perqendrim të lartë. Cdo seancë zgjat 45 minuta dhe nevojiten 2-3 seanca. Teknika shtëpiake: dentisti merr dy masa të arkatave dentare të pacientit. Falë tyre laboratori prodhon dy maskerina trasparente të cilat kanë formën e dhëmbëve të pacientit. Me pas dentisti i dorëzon maskerinat pacientit dhe e instrukton si të vendosi xhelin zbardhues (me përqëndrim të vogël peroksidi) mbi maskerinat transaprente.
Pacienti duhet të perdori maskerinat nga 4 deri në 8 orë në ditë, cdo ditë/natë për rreth dy javë. Në klinikën tonë përdoren produktet me të mira sot në treg.