Konservativa

Eshtë ajo pjesë e stomatologjisë që merret me kurimin e dhëmbëve të prekur nga kariesi, frakturat etj. Hiqet fillimisht pjesa e dhëmbit të prekur nga kariesi e më pas mbushja e tij duke i dhënë formën, funksionin dhe ngjyrën orgjinale të elementit dental. Rikostruksioni i dhëmbit bëhet në mënyrë direkte nga ana e mjekut stomatolog në klinikë, me anë të një mbushje ose në mënyrë indirekte në laborator dhe më pas cementohet në kavitetin e gojës së pacientit nga dentisti. Në rastin e restaurit indirekt nevojiten më shumë takime, përderisa për realizimin e tij kemi një fazë laboratorike dhe një fazë në klinikë. Mbushjet indirekte përfaqesojnë zgjidhjen ideale për rikostruksionin e dhëmbëve të cilët kanë humbur shumë substancë dentale.