Moduli 3

Protetika mbi Implante – Dizenjimi dhe Materialet

Dita 5:
Fokusohet te bazat biomekanike dhe dizenjimi i protetikës mbi implante. Analiza e ndryshimeve biomekanike midis dhëmbëve natyral dhe implanteve. Diskutohen shpërndarja e forcave mbi implante dhe ndikimi i tyre në suksesin afatgjatë. Trajtohen avantazhet dhe kufizimet e kurorave me vidhosje apo cementim. Përzgjedhja e kurorave individuale apo të lidhura dhe sipërfaqet e kafshimit në situata specifike klinike. Përdorimi i cantilever dhe rastet kur ky mund të aplikohet. Një fokus i veçantë i kushtohet zgjedhjes së materialeve të përshtatshme për raste të ndryshme klinike.
Aktivitet praktik: Vendosja e implanteve mbi modele kockore dhe krijimi i një provizori nga vetë pjesëmarrësit. Simulimi i ngarkimit të menjëhershëm dhe diskutimi mbi sfidat dhe teknikat që e shoqërojnë këtë proces.

Dita 6:
Fokusohet te trajtimi i rasteve totale me protokolle si All-on-4 dhe All-on-6. Trajtohen strategjitë për planifikimin e trajtimit total. Diskutohet pozicionimi optimal i implanteve për të siguruar stabilitet dhe funksionalitet. Analizohet rëndësia e hapësirës protetike dhe dizajni i bazës së protezës. Prezantohen protokollet për ngarkimin e menjëhershëm dhe të vonuar bazuar në stabilitetin primar të implanteve.
Trajtohet menaxhimi i sfidave klinike për raste komplekse me All-on-4 dhe All-on-6.
Aktivitet praktik: Simulimi i trajtimit të rasteve totale me All-on-4 dhe All-on-6 mbi modele klinike. Live surger, analiza dhe diskutimi i rastit klinik për të përforcuar konceptet teorike dhe praktike të mësuara.