Mbushje estetike

Kur një dhëmb humbet strukturën e vet për shkak të kariesit ose traumës dentare, mund të rikostruktohet duke përdorur produkte të gjeneratës së fundit, të cilët janë në gjëndje të zëvëndësojnë jo vetëm formën e dhëmbit, por edhe funksionin përtypës dhe estetikën e tij. Materialet moderne kanë karakteristika të fortesisë dhe rezistencës që i afrohen atyre të zmaltit natyral. Dhe nga ana estetike kanë aftësinë të mimitizohen harmonikisht me ngjyrën natyrale të dhëmbit. Mbushjet estetike mund të bëhen dhe në rastin kur duam të zëvëndësojmë mbushjet ekzistente jo estetike.