Faseta

Sekreti i vipa-ve për një buzëqeshje perfekte.
Fasetat janë një shtresa të holla porcelani që ngjiten në sipërfaqen e dhëmbëve për të korrigjuar formën e tyre, ngjyrën dhe shpeshherë pozicionin. Zakonisht mbulohet vetëm siperfaqja ballore e dhembit. Kjo teknikë mund të përdoret për të mbyllur hapësirën midis dy dhëmbëve (diastema), për ti dhënë proporcionet dhe formën e duhur elementëve dentarë shumë të mëdhenj ose shumë të vegjël ose për të korrigjuar ngjyrën. Gjithashtu, përdorimi i një fasete mund të mbroj dhëmbët e inkrinuar (krisur) gjatë një traume.

Invisalign

Trajtimi me invisalign konsiston në një sërë drejtuesish (maskerinash) të padukshëm dhe të lëvizshëm të realizuar posacërisht për dhëmbët e pacientit. Invisalign është në gjëndje te trajtoje probleme te shumta lidhur me drejtimin e dhembeve, nga rastet me te lehta deri ne ato me komplekset. Cilido qofte problemi, rezultati do te jete nje buzeqeshje e re dhe e rregullt qe do te duash t’ia tregosh kujtdo. Maskerinat prodhohen në laborator italian dhe zëvëndësohen cdo 2 javë. Ky lloj trajtimi është ideal për pacientët e rritur dhe fëmijë, pasi është i padukshëm, estetik dhe nuk jep bezdi gjatë jetës së përditshme. Janë shumë komod në përdorim, hiqen lehtësisht për të ngrënë, për të pirë, për të larë dhëmbët ose kur duhet përdorur filli interdental dhe mbi të gjitha nuk përmban elementë metalike jo estetikë.