Estetika

Estetika dentale po bëhet gjithmonë e më e rëndësishme për ata persona që duan të kenë buzëqeshjen e tyre perfekte, me dhëmbë të bardhë e të drejtë. Ajo përfshin të gjitha procedurat nga zbardhimi, ndryshimi i formës dhe pozicionit të dhëmbëve, deri tek nderhyrja mbi mishin dhe kockën.

Ne ju ofrojmë teknologjinë më të përparuar në stomatologjinë estetike:  zbardhim i dhëmbëve, mbushje estetike, intarse estetike faseta kompoziti dhe qeramike, kurora zirkoni/disilikati, invisalign (aparat për drejtimin e dhëmbëve i padukshëm).

Këto janë vetëm disa nga shërbimet që na lejojnë të rikrijojmë buzëqeshjen e pacientëve tanë.