Moduli 5
Dita 9:
Diskutohet menaxhimi i rasteve të atrofive posterior të nofullave dhe strategjitë më të fundit për rigjenerimin e kockës dhe vendosjen e implanteve në zona me kockë të kufizuar. Prezantohet anatomia e sinusit maksilar dhe procedurat kirurgjikale për ngritjen e sinusit nga kreshta kockore. Analizohen opsionet e trajtimit, duke përfshirë përdorimin e implanteve të shkurtra dhe rolin e overdenturave mbi dy implante. Diskutohen avantazhet dhe kufizimet e secilës qasje, duke përfshirë rastet ku këto alternativa janë më të përshtatshme. Gjithashtu, trajtohet përdorimi i CAS-KIT dhe rëndësia e planifikimit të kujdesshëm për të minimizuar rreziqet dhe për të arritur rezultate optimale.
Dita 10:
Fokusi i ditës është ngritja e sinusit maksilar dhe aplikimi praktik i teknikave të trajtuara në ditën e parë. Pjesëmarrësit ushtrojnë mbi modele për të kryer procedurën e ngritjes së sinusit duke përdorur kit kirurgjikal specifik. Diskutohet në detaje çdo hap i procedurës, nga planifikimi deri te implementimi, duke theksuar sigurinë dhe saktësinë teknike. Dita përfundon me një demonstrim live surgery, ku pjesëmarrësit ndjekin një ngritje të sinusit të kryer nga eksperti. Kjo siguron një mundësi të shkëlqyer për të vëzhguar dhe diskutuar sfidat dhe zgjidhjet në një situatë reale klinike.
Aktivitet praktik:
Ushtrime mbi modelet për ngritjen e sinusit maksilar me përdorimin e CAS-KIT dhe simulimi i vendosjes së implanteve. Live surgery me fokus te ngritja e sinusit dhe trajtimi i një rasti klinik kompleks
Your smile deserves nothing less than the best, and with us, that’s exactly what you’ll get!
Copyright © 2025 Dr.Erta Xhanari