Moduli 4

Qasje Multidisiplinare dhe Dokumentimi i Trajtimit

Dita 7:
Diskutohen qasjet më të avancuara për menaxhimin e pacientëve me agenezi dentare përmes një bashkëpunimi multidisiplinar midis ortodontisë dhe implantologjisë. Prezantohen protokollet ortodontike përgatitore për vendosjen e implanteve, duke përfshirë vendimet për hapjen apo mbylljen e hapësirave dentare. Trajtohet përdorimi i implanteve one-piece dhe rastet ku këto janë zgjedhja optimale. Analizohen alternativa të tjera të trajtimit bazuar në sfidat dhe specifikat e çdo pacienti, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ekipeve klinike përrezultate të suksesshme.
Aktivitet praktik:
Vendosja e implanteve mbi modele klinike, duke u fokusuar në menaxhimin e hapësirave midis implanteve dhe simulimin e rasteve me agenezi dentare.

Dita 8:
Theksohet rëndësia e fotografisë dentare si një mjet i domosdoshëm për dokumentimin e rasteve klinike. Diskutohet përdorimi i saj për qëllime ligjore, edukative dhe për përmirësimin e praktikës klinike. Prezantohen teknika për fotografimin klinik të saktë dhe krijimin e një arkivë dokumentimi që ndihmon në ndërtimin e një baze të fortë të rasteve klinike. Trajtohet rëndësia e standardizimit të dokumentimit për të rritur cilësinë dhe sigurinë në trajtimin e pacientëve.
Aktivitet praktik: Ushtrime për fotografimin klinik me fokus te pozicionimi dhe  ndriçimi për rezultate optimale. Diskutohen  eknika të personalizuara për raste specifike dhe mënyra e integrimit të dokumentimit në praktikën e përditshme.