Moduli 2
Dita 3:
Vijojnë me thellimin në aspektet kyçe të përgatitjes së pacientit dhe menaxhimit të procedurave kirurgjikale. Diskutohen në detaje strategjitë për përdorimin e anestezisë lokale dhe teknikat për aplikimin e saj në ndërhyrjet implantare. Vëmendje e veçantë i kushtohet dizenjimit të lembit duke përdorur qasje të avancuara kirurgjikale dhe suturimit të saktë të indeve. Gjithashtu, trajtohen llojet dhe teknikat e suturave që sigurojnë shërim optimal dhe minimizimin e komplikacioneve.
Aktivitet praktik:
Ushtrime mbi kofshë pule për të praktikuar dizenjimin e lembos dhe teknikat e suturimit. Demonstrim i manipulimeve të ndryshme që pasqyrojnë situata reale kirurgjikale.
Dita 4:
Fokusi zhvendoset te teknikat për ekstraksione atraumatike dhe ruajtjen e alveolit me përdorimin e
materialeve moderne të zëvendësimit kockor. Diskutohen avantazhet dhe kufizimet e metodave flapless në raport me lembin tradicional, si dhe menaxhimi i komplikacioneve kirurgjikale dhe zgjedhja e teknikave për raste klinike specifike. Gjatë ditës, pjesëmarrësit ndjekin gjithashtu një ndërhyrje live që demonstron teknikat dhe konceptet e trajtuara në modul.
Aktivitet praktik: Live Surgery mbi pacientë Demonstrim i procedurave të ekstraksioneve atraumatike dhe ruajtjes së alveolit. Diskutim mbi strategjitë e ndjekura gjatë ndërhyrjes dhe reflektime mbi raste klinike të ngjashme.
Your smile deserves nothing less than the best, and with us, that’s exactly what you’ll get!
Copyright © 2025 Dr.Erta Xhanari