Moduli 1

Osteointegrimi dhe planifikimi bazuar në diagnostikimin 3D

Dita 1:
Pjesëmarrësit fillojnë udhëtimin e tyre në implantologji me një hyrje të plotë në bazat shkencore dhe praktike të kësaj fushe. Diskutohet historia dhe konceptet kyçe të osseointegrimit, faktorët biologjikë që ndikojnë në suksesin e implanteve dentarë. Trajtohet rëndësia e një planifikimi të strukturuar dhe të kujdesshëm, i bazuar në analiza të sakta dhe diagnostikim tridimensional. Diskutohen anatomia e indeve të buta dhe të forta dhe roli i tyre në përcaktimin e përfitimeve dhe ndërlikimeve që lidhen me përdorimin e implanteve dentare. Analiza e strukturave anatomike nëpërmjet imazheve 3D dhe identifikimi i interesave kirurgjikale janë gjithashtu një pjesë thelbësore e diskutimeve. Prezantohen konceptet moderne të planifikimit të trajtimit, duke përfshirë numrin, dimensionin dhe pozicionimin ideal të implanteve. Moduli gjithashtu përqendrohet te njohja dhe përdorimi i instrumenteve kirurgjikale specifike dhe te zbatimi i protokollit të frezimit, me theks të veçantë në korrektësinë teknike dhe sigurinë klinike.
Aktivitet praktik: Demonstrimi i pjesëve të implantit dhe njohja e kitit kirurgjikal. Vendosja e implanteve në modele kockore me fortësi të ndryshme për të simuluar kushte të ndryshme klinike.
Dita 2:
Diskutohet në detaje raste klinike duke u përqendruar te diagnostikimi dhe plani i trajtimit. Prezantohet një ndërhyrje live ku pjesëmarrësit ndjekin hap pas hapi që nga vizita e pacientit, bërja e grafisë 3D dhe planifikimi virtual në software i rastit klinik. Në përfundim, bëhet një analizë e rastit klinik dhe diskutohet mbi rezultatet e para dhe reflektimet për rastet e ardhshme.
Aktivitet praktik: Vendosja e implanteve në modele kockore duke u bazuar në planifikimin 3D dhe njohja me softwarët modernë të planifikimit. Pjesëmarrësit trajnohen në simulimin e hapave kirurgjikalë të ndjekur gjatë ndërhyrjes live.