Stafi

dr. Erta Xhanari

Eshtë diplomuar në Universitetin “Zonja e Këshillit të Mirë”, me maksimumin e notave, 110 e Lode. Pas diplomimit ka vazhduar kurse dhe master në fusha te ndryshme të stomatologjisë: është diplomuar pranë Universitetit të Romës “La Sapienza” në patologjitë orale, ka ndjekur kursin një vjecar të implantologjisë në Romë të drejtuar nga Dr. Marco Tallarico, është diplomuar në masterin dy- vjecar në ortodonci pranë Universitetit ” Zonja e Këshillit të Mirë” dhe Univeristetit të Romës “Tor Vergata”, drejtuar nga Prof. Paola Cozza, ka ndjekur kursin e dr. Fortini në Firenze. Vazhdimisht ndjek kurse e kongrese për azhornim jashtë Shqipërisë.
Anëtare aktive e Shoqatës Europiane për Osteointegrim (EAO). Anëtare e këshillit të implantologjisë së akademisë angleze të restaurimit dhe implantologjisë. Pedagoge në fakultetin e stolatologjisë, Universiteti Aldent. Autore e disa punimeve shkencore ndërkombëtare dhe ligjeratave.

Dr. Erta i kushton rëndësi mirëqënies së pacientit dhe azhornimit të vazhdueshem me metodat më të avancuara në stomatologji, të cilat i japin mundesinë tu ofrojë pacientëve shërbimin më të mirë.
Planifikimi i saj i trajtimit fillon duke dëgjuar pacientin, duke bërë një ekzamin komplet të gojës dhe gjëndjes së përgjithshme të shëndetit e më pas bashkë me pacientin diskuton mënyrat e trajtimit.

Aktualisht punon në Shqipëri dhe Itali.

dr. Doniano Xhanari

Është diplomuar në Universitetin “Zonja e Këshillit të Mirë”, me maksimumin e notave, 110 e Lode. Pas diplomimit është perfeksionuar në fushën e ortodoncisë. Ka kryer masterin 2-vjeçarë në Terapinë Ortognatike Gnatologjike, në Universitetin e Aquila’s në Itali.
Ka kryer kurset e çertifikimit të Invisalign, për drejtimin e dhëmbëve pa braketa. Ka kryer kursin e çertifikimit të Harmony, metoda e avancuar e drejtimit të dhëmbëve me braketa linguale, të padukshme, për një buzëqeshje dhe kafshim perfekt.

Anëtarë dhe ndjekës i vazhdueshëm i Shoqatës së Ortodontëve Italianë dhe Shqiptarë.
Pjesëmarrës aktiv në aktivitetet shkencore të kryera brënda dhe jashtë vendit.