Pedodonci

Pedodoncia merret me kurimin, diagnostikimin dhe parandalimin e sëmundejeve të gojës nga të cilat mund të preken fëmijët.
Vizitat që në moshë të vogël ndihmojnë mjekun dhe prindërit, të mbajnë nën kontroll shëndetin e përgjithshëm të gojës dhe të parandalojnë keqkafshimet.

Edhe pse dhëmbët e qumështit kanë një jetëgjatësi të shkurtër në gojë, ata meritojnë kujdes të veçantë. Kariesi ose humbja e parakohshme e një dhëmbi qumështi mund të vështirësoj drejtimin e dhëmbëve të përhershëm dhe zhvillimin e nofullave.

Klinika jonë i kushton vëmëndje të vecantë kujdesit ndaj fëmijëve, trajtimin dhe edukimit të tyre.