Parodontologjia

Parodontologjia është ajo pjesë e stomatologjisë që merret me parandalimin, diagnostikimin dhe kurimin e patologjive që prekin indet në të cilat mbështeten dhëmbët dhe implantet.

Pacientët që mund të preken nga sëmundjet parodontale janë ata që nuk kanë një higjene të mirë të gojës dhe paraqesin një predispozicion individual.

Faktorët që favorizojnë shfaqjen e semundjes janë:

    • Higjena e gojës jo e mirë. (fillimisht bakteret shkaktojnë inflamicion te mishit të dhëmbit e më pas depërton në kockë)
    • Duhanpirësit kanë një rrezik më të lartë për tu prekur nga parodontiti.
    • Predispozicion gjenetik. Shumë pacientë vuajnë nga sëmundjet parodontale edhe pse kanë një kujdes të madh ndaj gojës. Kjo ndodh sepse 30% e popullsisë ka trashëguar nje gen i cili rrit mundesinë për tu prekur nga parodontiti.
    • Shumë kërkime shkencore konfirmojnë lidhjen midis stresit dhe parodontiti, kjo ndoshta për shkak se stresi con në uljen e imunitetit.
    • Ndryshimet e mëdha hormonale favorizojnë shfaqjen e sëmundjes së mishit të dhëmbit dhe parodontitit.

Sëmundje si diabeti, artriti reumatoid, semundjet imunitare (psh, AIDS).