Ortodoncia

Ortodoncia është teknika me anë të së cilës rifitohet, mekanikisht ose kirurgjikisht, drejtimi i dhëmbëve dhe kafshimi. Të ashtuquajturit “dhëmbë të shtrëmbërt”, nuk ofrojnë një aspekt të bukur të individit dhe për më tepër janë orgjinë e një sërë patologjish në gojë. Klinika jonë ofron të gjitha teknikat e drejtimit të dhëmbëve, përshirë dhe atë estetike e të padukshme: Invisalign. Ja disa nga problemet që mund të trajtohen me anë të ortodoncisë:

  • Grumnbullim dental : Hapësira qe kemi në nofull nuk është e mjaftueshme për të gjithë dhëmbët
  • Dhëmbë me hapësira të mëdha: në nofull ka më shumë hapësirë nga sa duhet.
  • Kafshim i kryqëzuar : Nofulla e sipërme dhe e poshtme janë jo të drejta. Përgjithësisht një ose më shumë dhëmbë të sipërm kafshojnë në pjesën e brëndshme të atyre të poshtëm. Kjo mund të ndodhi si në pjesën e përparme të dhëmbëve, ashtu edhe atë të pasme.
  • Kafshim i thellë : Dhëmbët e sipërm pothuajse mbulojnë
    dhëmbët e poshtëm.
  • Kafshim i kundërt : Dhëmbët e poshtëm janë më të dal se ata të sipërm. Arsyeja mund të jetë nofulla e sipërme e pazhvilluar, nofulla e poshte shumë e zhvilluar ose njëkohësisht të dyja .