Endodoncia

Merret me dhëmbët shumë të prishur që tashmë kanë arritur në pulpën dentare dhe kanë nevojë për terapi kanalare (devitalizim).

Terapia kanalare na lejon të ruajmë dhëmbët jo vital për shumë vjet. Eshtë e mundur të ruajmë dhe dhëmbët që kanë qënë të devitalizuar në mënyrë jo korrekte, duke eleminuar granulomat ose infeksionet në majën e rrënjëve.

Rëndësia e një terapie kanalare me kualitet të lartë është e madhe pasi dhëmbët e devitalizuar në mënyrën e duhur mund të funksionojnë mirë për gjithë jetën.

Në disa raste përdoret dhe mikroskopi për të kuruar dhembet vecanërisht të vështirë me probleme perforacioni, majat e dhëmbëve jo të maturuar, strumentat e thyer në kanale etj.